LSDM-ja mbrëmë në kuadër të fushatës prezantoi programin politik për Komuën e Strumicës ku kjo parti kandidon me Kosta Janevskin. Kandidati në fjalë premtoi 20 projekte kapitale dhe 100 projekte të vogla, ku përfshihen çerdhet për fëmijë, shtëpi për të moshuarit, bulevarde dhe rrugë, modernizim të shkollave, ndihmë dhe kujdes për familjet me ndihmë sociale dhe projekte të tjera të cilat u zotua se do t‘i realizojë në katër vitet e ardhshme të pushtetit lokal.
“Tani, të dashur miq është koha për sfida të reja. Për dallim nga kundër-kandidati jonë i cili shfaqet me një erë të ashtuquajtur “të re”, ne vazhdojmë për bashkëjetesë në Strumicë, për të gjithë, infrastrukturë për të gjithë, shëndetësi për të gjithë, mundësi për të gjithë, komunë për të gjithë. Të nderuar qytetarë, Strumica është krenaria jonë, komuna e parë e gazifikuar në Maqedoni, qyteti i parë me garazhe në kate, shesh të shkëlqyer, me parkim nëntokësor, parqe të bukura, bulevarde dhe rrugë. Komuna me më shumë merita në Maqedoni, meriton edhe më shumë projekte të mëdha – dekalroi Kosta Janevski,kandidat për kryetar komune të Stumicës.