Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov është shprehur se presin sinjale nga BDI për dhënien e nënshkrimeve.
“Presim sinjalet e BDI-së të jenë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. në këtë fazë flasim për nënshkrime për mandat, e jo për përmbajtjen dhe formën e qeverisë. Atë që presim të marrim është mandat për formimin e qeverisë së re”, është shprehur shilegov.
Ndërkaq në pyetjen se a rrezikohet vendi nga incidente në rast se VMRO-DPMNE kalon në opozitë, Shilegov është shprehur se nga zgjedhjet e deri më sot kemi degjuar lloj lloj budallallëqesh nga VMRO-DPMNE. Maqedonia është e qetë dhe stabile dhe me rrëzimin e këtij pushteti do të përfundojë edhe kriz në vend, është shprehur Shilegov.