Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski theksoi se zgjedhjet presidenciale kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët shprehën vullnetin dhe votën e tyre të lirë.
“Tendencat e para janë se Stevo Pendarovski është në epërsi dhe se këto bazohen në të dhënat që i sigurojmë nga qendrat e votimeve”, theksoi Kiracovski, duke shtuar se presin fitoren e tyre.


