Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media premton se do të ketë pension për të gjithë shtetasit e Maqedonisë. Me këtë LSDM thotë se do të ndryshojnë situatën momentale të të uriturve dhe të personave të sëmurë të moshuar, të cilët nuk kanë financim që të kujdesen për veten pasi që nuk i plotësojnë kushtet e pensionit.
“Të gjitha gratë që mbushin 62 vjet dhe burrat që mbushin 64 vjet dhe nuk plotësojnë kushtet për pension, do të fitojnë pension social. Të drejtën e pensionit shtetëror do ta kenë banorët të cilët 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni. Pensioni shtetëror social do të jetë 40 për qind i mesatares së pensionit të moshës. Banorët mbi 65 vjeç pa marrë parasysh se a i plotësojnë kushtet për pension, do të marrin këtë pension sepse secili meriton të ketë një plakje të dinjitetshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Data 22.03.2026
Aktuale
- AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet

