LSDM ka dalë me qëndrim për aksionin “Aditiv”. Thonë se mbështesin çdo hap që ka për qëllim zbardhjen e keqpërdorimeve të mundshme të resurseve publike dhe korrupsionit të mundshëm, transmeton TV21.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, thonë nga LSDM, të cilët kërkojnë nga institucionet hetim të shpejtë, transparent dhe të plotë që do të zbardhë të vërtetën profesionalisht dhe pa selektivitet.
Nëse ka faj, duhet të sanksionohet në përputhje me ligjet”, përfundojnë nga atje.