Janë të kota përpjekjet dëshpëruese të VMRO-DPMNE-së që përmes lajmeve të rrejshme të shkaktojë shqetësim në opinion. Qytetarët që moti e kanë kuptuar manipulimin e VMRO-DPMNE-së dhe tërë opinioni tallet me numrat e rrejshme për shpërnguljen e refugjatëve që çdo ditë i përhap partia opozitare, e përballur me disfatë zgjedhore.
Si deri tani edhe në të ardhmen Maqedonia do të jetë vendi për transit të refugjatëve dhe secili e ka të qartë se kampet për refugjatë dhe banesat për emigrantë ekzistojnë vetëm në propagandën e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-s. thuhet në kumtesën e LSDM-së.