Hristijan Mickoski dhe OBRM t’i mbështesin amendamentet kushtetuese, nëse vërtet kujdesen për interesat e shtetit dhe agjendën evropiane, thuhet në reagim të LSDM-së.
“Janë plotësuar të gjitha kushtet që vetë Mickoski i ka vënë OBRM-PDUKM-së për të mbështetur amendamentet kushtetuese.
Me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM menjëherë mund të bëhen pjesë e një Qeverie në të cilën BDI nuk do të marrë pjesë dhe më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme.
closevolume_off
Mjafton të përfshihen në proces dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese”.
Nga partia e Kovaçevskit shtojnë se me ndryshimet në Kushtetutë përshpejtohet procesi i integrimit në BE, por në të njëjtën kohë ruhet kushtetutshmëria parësore e popullit maqedonas dhe mer fund teza “një popull dy shtete” e cila është promovuar me dekada nga disa qendra të huaja.
“Mickoski ka shansin që të paktën një herë të rreshtohet në anën e interesave shtetërore dhe kombëtare”, theksohet në fund të reagimit.