Sot jemi në vitin 2017 dhe jo në 1903. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e përbërë prej kriminelëve të cilët shpëtim për vetveten. Kështu kanë thënë nga LSDM nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë shtuar se i ashtuquajturi “Manifesti i VMRO-DPMNE-së” nuk është asgjë tjetër përpos tentim i pasuksesshëm për kthim në jetën politike të Gruevskit, i cili më tani është defaktorizuar.
“Kemi porositur qartë, nuk ka biseda për amnisti. Në Maqedoni do të ketë drejtësi. Të gjithë që kanë bërë krime dhe vepra të këqija mbi qytetarët do të përgjigjen”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Sipas tyre në Maqedoni do të ketë Qeveri të re dhe tani do të pasojë transferimi i qetë i pushtetit.