Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese informon se planifikon ndërtimin e një qyteti studentor në Shkup dhe kampus studentor në Tetovë, Manastir dhe Shtip.
Qyteti studentor në Shkup, siç thekson LSDM, do të ketë salla sportive, salla leximi, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi.
“Shtëpitë e reja dhe kampuset studentore do ta lehtësojnë jetën e studentëve. Do të ndikojnë në motivimin në mësim dhe krijim të së ardhmes së tyre”, thekson LSDM.
LSDM planifikon të vendosë edhe kartelë pagesore studentore për zbritje, e cila do tëp përdoret për shërbimet në kampuse, në transportin ndërurban, gjatë vizitës në institucionet shtetërore dhe nacionale, si dhe për ngjarje sportive dhe kulturore të karakterit nacional.
“Me kushtet në mënyrën e jetës, me ndryshimet në sistemin arsimor dhe mundësitë e hapura për punë do t’i motivojmë të rinjtë të mbeten për të jetuar dhe punuar në Maqedoni”, njofton LSDM.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Mysafirët e Kopshtit Zoologjik në Shkup i vodhën dhuratat e ditlindjes së majmunit
- LSDM: Çmimet e produkteve dhe derivateve po rriten, Qeveria ende pa asnjë vendim konkret
- BDI: Derisa “Vlen” flen, Kostadinovski i Kushtetueses thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd
- Një grua tentoi të mbytej duke u hedhur në lumin Buna, efektivët e policisë shpëtojnë 59-vjeçaren
- AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore

