LSDM-ja vlerëson se tashmë ka dalë në pah lidhja e fortë ndërmjet anti-perëndimorit Hristijan Mickoski dhe krimeve të mentorit të tij Nikolla Gruevski.
LSDM-ja thekson e kryesia e kryesia e partisë opozitare është kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se i ndjekin politikat shkatërruese të Nikolla Gruevskit.
“Opinioni kuptoi se në cilën pjesë ka anti-perëndimori Mickoski ka fituar pajtueshmëri për shfrytëzimin e ujit dhe tokës për ndërtimin e hidrocentraleve nga Qeveria e Gruevskit, në vitin 2015, në kohën kur ishte këshilltari i tij. Lidhja e fortë midis krimeve të Gruevskit zgjerohet edhe me anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së”.
Në komunikatën e LSDM-së theksohet se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dje nuk u përgjigj nëse personi Dimitar Dimovski, pjesë e bashkëpronarëve të ‘Energotek’ kompani ku merr pjesë edhe Mickoski, është i njëjti Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë.