Hristijan Mickoski përsëri ka humbur mundësi që të distancohet nga politikat e ndarjeve dhe destruktivitetit të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski që fuqishëm u mposhtën nga shumica e qytetarëve, ka reaguar LSDM.
“Me këtë Mickoski tregon se mbetet në mbrojtje të krimit, shkatërrimit dhe korrupsionit që partia dhe shefi i tij Gruevski e kanë bërë 11 vite të plota.
Mickoski deri tani është i njohur vetëm për vazhdimin e politikave destruktive dhe përhapjen e lajmeve të rreme.
Maqedonia po ec përpara si një shoqëri për të gjithë, shtet modern – mik në rajon dhe Evropë dhe asnjë veprim destruktiv i VMRO-DPMNE-së nuk do ta ndalon procesin e reformave, integrimit dhe zhvillimit”, thonë në LSDM.