LSDM-ja me anë të një komunikate thotë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të dytën ditë me radhë hesht për shkeljen e tij të protokolleve për coronavirus.
“VMRO-DPMNE në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa Mickoski i shkell protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve. Kjo është dyfytyrësi dhe e pasinqertë nga Mickoski i cili që nga fillimi i pandemisë është sjellur në këtë mënyrë”, thonë nga LSDM.


