Alsat 2019-08-16T16:15:57+02:00
LSDM-ja vlerëson se agjenda e vetme e Hristijan Mickoskit është mbrojtja e krimeve të VMRO-DPMNE-së. Me konferencën e sotme për media, zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov vlerëson se Mickoski kërkoi të mbrojë të dyshuarin e rastit Perandorija dhe dëshmoi se dëshiron të pengojë sundimi i ligjit.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja punojnë për manjatët e regjimit dhe kriminelët e akuzuar duke shpresuar se do ta varrosin shtetin ligjor, duke shpresuar që nuk do të arrihet të sillet ligji i ri për Prokurorinë Publike, që nuk do të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së kurse kriminelët e vërtetë të shpëtojnë dhe provojnë t’i prezantojnë si viktima. Atë që ishte e qartë nga fillimi, Mickoski e konfirmoi në konferencën e sotme për media. Të dyshuarin kryesor të rastit të PSP-së “Perandorija”, Mickoski u përpoq ta prezantojë si viktimë- deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
Alsat
Loading…



