LSDM është kundërpërgjigjur ndaj komunikatës së VMRO-DPMNE-së, në lidhje me përcaktimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Sipas tyre, çdokush që ka punuar në kundërshtim me Ligjin do të duhet të bartë përgjegjësi.
“Ranë maskat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Komunikata në të cilën VMRO-DPMNE e mbron partnerin medial dhe të biznesit, Sead Koçan, vërteton se gjithçka që bën kjo parti ka një qëllim të vetë, mbrojtjen të krimeve dhe pasurive të tyre. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet menjëherë të ndaloj me keqpërdorimin e njerëzve duke i dërguar në protesta, madje përfshirë këtu fëmijë dhe nxënës. Të ndalojnë dhe të mos provokojnë incidentet, konflikte dhe dhunë, si dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

