LSDM është duke zhvilluar mbledhje të kryesisë qendrore, në të cilën diskutohet pas zhvillimeve më të fundit. Mbledhja vjen pas prononcimeve nga BDI se do të japë nënshkrimet që LSDM të ketë mandatin për formimin e Qeverisë, e në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së do të caktohet personi i cili do të propozohet për mandatar. Sipas të gjitha gjasave, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të jetë personi i cili do të propozohet nga organi më i lartë partiak.
Në mbledhje pritet që gjithashtu të diskutohet rreth marrëveshjes për formimin e Qeverisë.
Powered by WPeMatico

