Pas reagimit të Prokurorisë Publike për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit ka reaguar edhe Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë. Nga LSDM pyesin se në këtë mes cili është përfitimi i kryeministrit Mickoski nga mafia urbane dhe 150 ndërtimet pa leje në Çair. Thonë se mafia urbane ka gjetur mbulesë të re në radhët e VMRO-DPMNE-së, dhe mbretërit e kësaj mafie sipas LSDM-së janë pjesë e koalicionit të Mickoskit. Sipas Lidhjes SocialDemokrate kur flitet për ndërtimet pa leje, nuk ekziston pas polici, as ligj, as prokuror që mund ti kapë dhe sanksionojë.
BOGDANKA KUZESKA
“Çfarë interesi dhe përfitimi ka Mickoski nga kjo? A është kjo arsyeja se nuk ka as polici as asgjë? A është kjo arsyeja që nuk veprohet? Sa para janë përfituar nga këto ndërtime pa leje? Imagjinoni, në Çair, ekziston objekt që është regjistruar në kadastër në vitin 2024 me një raport që thuhet se është ndërtuar në vitin 2011. Për më tepër Kadastra ka edhe video pamje nga terreni dhe në vend ngjarje është kryer edhe matje e parcelës nga ku shihet se në vitin 2013 në atë lokacion ka pasur një barakë. Pyesim nëse Mickoski mori para ose të tjerë nga Qeveria për të lejuar këto ndërtime pa leje? Sa para janë reketuar nga ana e Mickoskit për 150 ndërtime pa leje, të cilat nuk përmbushin as kushtet elementare për jetë të sigurt?