Të gjithë ata që do të marrin pjesë në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin po legjitimojnë krimin dhe korrupsionin, deklaruan nga LSDM.
“Së gjithë ata që sot do të shkojnë në takim me Mickoskin për shfuqizimin e qeverisë teknike, bëhen bashkëpërgjegjës për: legjitimimin e krimit dhe korrupsionit të koalicionit të tenderëve VMRO–ZNAM, fushatën anti-BE të pushtetit për izolimin e vendit, planin për zgjedhje të parakohshme që tashmë i kanë dakorduar pa kushte elementare që ato të jenë të ndershme dhe demokratike, si dhe realizimin e planit ‘migrantë për para’ pas kësaj”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga partia opozitare shtojnë se të gjitha hapat që pushteti ka ndërmarrë deri më tani kanë qenë të paralajmëruara më herët: izolim, zgjedhje dhe migrantë për para.
“Kushdo që do të shkojë në takim me Mickoskin nuk mund të thotë më pas se nuk ka qenë bashkëpërgjegjës. LSDM mbetet me qytetarët, në anën e drejtë. LSDM mbetet në anën e Maqedonisë, në anën e integrimit, në frontin për drejtësi dhe kundër korrupsionit dhe krimit”, thuhet në qëndrimin e partisë opozitare.(INA)


