Dënim dhe përgjegjësi për rastin që mund të ishte parandaluar, kërkohet dorëheqja e ministrit dhe shkarkimi i Sektorit të Brendshëm në Veles.
Partia opozitare LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe shkarkimin e Sektorit për Punë të Brendshme Veles pas tragjedisë ku u vranë një grua 31-vjeçare dhe i ati i saj.
“Dënimi dhe përgjegjësia për këtë rast, që sipas partisë mund të ishte parandaluar, nuk janë çështje politike, por norma njerëzore dhe etike.
Gruaja kishte kërkuar mbrojtje disa herë, kishte denoncuar kërcënime, dhunë dhe vjedhje, sipas disa mediave mbi 70 herë. Policia e dinte, shërbimet sociale e dinin, institucionet nuk ndërmorën asgjë. E tmerrshme dhe e dhimbshme njëkohësisht. Institucionet nuk arritën të mbrojnë jetën e një gruaje dhe të një njeriu. Vetëm për shkak të heshtjes dhe mosveprimit të tyre, janë dy jetë të shuar,” thuhet në deklaratën e opozitës.
Opozitarët shtojnë se ky rast është një mesazh se sistemi ka dështuar, dhe kur ndodh kështu, duhet të ketë përgjegjësi, dhe ky sistem duhet të ndryshohet rrënjësisht.
Prokuroria dje publikoi një kronologji të ngjarjeve që i kanë paraprirë vrasjes të hënën, të cilat lidhen me denoncimet që viktima kishte bërë ndaj institucioneve për veprime të ndryshme të ish-partnerit të saj, përfshirë edhe dhunën.