LSDM-ja paralajmëron rishikim të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror për Statistikë për të gjithë treguesit ekonomik, me të cilët, siç theksojnë në kumtesën e sotme, bëhet përpjekje të mbulohen rezultatet katastrofale në ekonomi.
“Ministria e Financave tregon ulje të borxhit publik dhe shtetëror në numra relativ, duke iu referuar të dhënave joreale që dukshëm në mënyrë artificiale i konstrukton Enti Shtetëror për Statistikë i kontrolluar”, qëndron në kumtesë.
Shtojnë se Enti Shtetëror për Statistikë do të duhet të sqarojë si është e mundur në kushte të rritjes ekonomike reale prej 2,4 për qind dhe në kushte të deflacionit të tregojë rritje nominale prej 8,8 për qind nga BPV-ja.
Sipas LSDM-së në tabelën e fundit të publikuar të Ministrisë së Financave, borxhi publik në vlerë absolute është i pandryshuar dhe arrin 4 miliardë e 711 milionë euro.