LSDM kërkon që të mundësohet formimi i Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, për shkak se, thonë ata për momentin kjo është interesi i lartë shtetërorë.
“Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe të ardhmen evropiane të shtetit. Duhet të ndërpriten të gjitha gënjeshtrat në lidhje me gjoja kërcënimet për interesat nacionale dhe shtetërore me të cilat Nikolla Gruevski për interesa personale po i shqetëson qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.