LSDM-ja sot përmes një komunikate ka theksuar se në shtet duhet të mbisundojë mendja e shëndoshë dhe se presidenti Gjorge Ivanov duhet të mundësoj transfer të qetë të pushtetit.
“Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë po shohin se çfarë po ndodhë. Nuk është në pyetje kurrfarë patriotizmi, janë kriminel. Për këtë shkak liderët dhe institucionet në BE, përmes kryetarit të Këshillit Donald Tusk kanë kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanoiv parime demokratike dhe të mbizotëroj mendja e shëndoshë. Askush nuk guxon të frenoj atë që është shprehur qartë për përparimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE deh NATO”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.