Burime brenda LSDM-së thonë se ka ardhur momenti që BDI të paguajë “borxhin” për mbështetjen në zgjedhjet lokale, transmeton Express.
Zaev e ka ndarë mendjen për t’ia marrë Bdi-së Ministrinë e Drejtësisë me arsyetimin se ndërkombëtarët kanë bërë shumë vërejtje ndaj kuadrit të BDI-së për mungesë njohurish dhe përgatitje të dobët profesionale, gjithashtu eksponentë të EU-së kanë “sugjeruar” që Renata Deskovska të vendoset në pozitën e Ministrit të Drejtësisë.
Një propozim i këtillë ka shkaktuar “dridhje” brenda BDI-së për faktin se LSDM-ja nuk do t’ia kompensojë këtë pozitë dhe BDI do të ketë një Ministri më pak.
Zaevi e kërkon këtë si kompensim për mbështetjen që i dha BDI-së në zgjedhje lokale dhe votat e LSDM-së ishin vendimtare që BDI-ja të marrë Tetovën, Strugën, Çairin, Dibrën dhe Sarajin.
BDI-ja si duket nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta lirojë Ministrinë e Drejtësisë.