LSDM i është kundërpërgjigjur Presidentit Gjorge Ivanov, i cili gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur qëndrimin e tij për mos dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zora Zaev.
“Pengesa e vetme për Maqedoninë janë Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski. I bëjmë thirrje Ivanovit të mos vonoj në tentimin për ta shpëtuar Nikolla Gruevkin dhe udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së nga përgjegjësia për krimet dhe keqpërdorimet, dhe menjëherë të jep mandatin për formim të Qeverisë së re reformuese të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell SHENJA.
Mes tjerash në reagim nga LSDM kanë thënë se shumica e qytetarëve, rreth 700 mijë kanë zgjedhur ndryshime, drejtësi dhe Programi i Qeverisë së re këtë do të mundësoj.