Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë, provokojnë dhunë, urrejtje, tensione në shoqëri, lusin jashtë vendit që të mbeten në pushtet me të vetmin qëllim- thellimin e krizës në Maqedoni. Kjo është përgjigja e LSDM-së, ndaj komunikatës së VMRO-së, në të cilën partia e Gruevskit, akuzon LSDM-në se po shet interesat vitale shtetërore si: stemën, himnin dhe flamurin me qëllim ardhjes në pushtet.
“Qytetarët e dinë se këto janë tentime të dëshpëruar të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim shpëtimit nga përgjegjësia individuale për pasurimin personal dhe veprat kriminele në shpinë të qytetarëve. Nuk është e mundur! Çdokush që ka vjedhur dhe ka bërë vepra penale do të përgjigjet për shkas se kjo është vullneti i shumicës. Qytetarët në zgjedhjet votuan për drejtësi në Maqedonisë, për ndryshime dhe jetë”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se Gruevski duhet të kuptoj se më nuk pyetet në këtë shtet, dhe se Ivanovi duhet sa më shpejt të dorëzoj mandatin dhe të formohet Qeveria e re.

