14 March
LSDM ka ftuar VMRO-DPMNE-në që të mbështes Programin për Qeverinë e re, Prokurorinë Speciale dhe të pranojë faktin se ka mbetur në opozitë. Socialdemokratët i bënë thirrje Gruevskit dhe partisë së tij që të mundësojnë tranzicion të qetë të pushtetit ndërsa kërkuan nga presidenti Ivanovi që t’ia dorëzojë mandatin Zaevit, dhe të mos mbrojë krimin dhe interesat e ngushta të udhëheqësisë së VMRO-së.
Për të mundësuar zbatimin e programit të qeverisë reformatore është e nevojshme që të ndërpritet zvarritja e krizës politike që po e krijon Gjorgje Ivanovi. Kërkojmë që Ivanovi menjëherë t’ia dorëzoj mandatin kryetari të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e qeverisë që qytetarët të mund të ndjejnë më në fund ndryshimin – tha Mila Carovska, LSDM.
VMRO-ja nga ana tjetër vijon të kërkojë nga lideri I LSDM-së që të heq dorë nga platformë e Tiranës. Partia e Gruevskit thotë se nuk lëviz nga oferta e saj për Zaevin. Nëse ky i fundit nuk heq dorë nga dokumenti shqiptarë, ajo do të mbështesë formimin e një qeverie të pakicës nga ana e LSDM-së.
Ata shkojnë deri atje dhe thonë se do të debatojnë për çështje që janë të karakterit kombëtarë dhe shtetëror, duke u konsultuar me ekspert partiak që kanë firmosur Platformën e Tiranës. Rezultatet janë të qarta, që në faza të ridefinohet shteti, të ndryshojë flamurin, himni, stema dhe të zbatohet dygjuhësia në bankënota dhe uniforma – thanë nga VMRO-DPMNE.
Nëse LSDM-ja nuk heq dorë nga Platforma shqiptare, partia e Gruevski kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare dhe lokale, që sipas VMRO-së do ti japin fund krizës politike në vend.
Rijad Murati

