
Mirë është që qytetarët të shohin se çfarë është i gatshëm të bëj Nikolla Gruevski për interesat e vet, nga frika prej drejtësisë dhe vendimit për ndryshime, kanë thënë nga LSDM.
“Shqiptarët i quante ‘shiptari’, kërkonte 63 deputetë të mos varet nga BDI, ndërsa tani lutet për përkrahje. Dërgoi disa ofendime dhe vulgaritete ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni, ndërsa tani kërkon t’ju vardiset. Gjithë këtë e bën vetëm se po ballafaqohet me përgjegjësi nga qeverisja e tij kriminele”, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell “SHENJA”.
Ata kanë shtuar se i akuzuari Nikolla Gruevski nuk ka se çfarë të i ofroj Maqedonisë përpos “krime të reja, dhunë, konflikte dhe izolim”.+