Është absurde që ndokush të mendoj për të amnistuar porositësit dhe realizuesit e dhunës së përgjakshme në Kuvend, kanë reaguar nga LSDM.
Ata thonë se kërkesat për amnisti deri te Gjorge Ivaniv të cilët vijnë nga organizatorët dhe motivues të protestave si dhe arsyetimi i sotshëm i VMRO-SPMNE-së, në komunikatën e tyre, është një vërtetim klasik se Gruevski, Ivanov, Velanovski dhe Çavkov qëndrojnë pas dhunës së organizuar në Kuvend.
“Ka pasur tentim të organizuar për të vrarë deputetët, ndërsa u kërcënua siguria e gazetarëve dhe të punësuarve në Kuvend. Me këtë është bërë vepër e rëndë penale, rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Do të ketë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

