p>“E vërteta për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë duhet të dalin ne pah dhe rasti duhet të zbardhet deri në fund. Kjo është obligim për familjet e 8 pjesëtareve të policisë që humbën jetën e tyre, për familjet që mbeten pa shtëpi dhe për të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se do te hetojnë dhe do te zbardhin të gjitha indiciet për përfshirje te disa strukturave të caktuara nga qeveria e deritanishme në ketë ngjarje. Kjo Sipas tyre, do te behet në mënyrë transparente, te pavarur dhe profesionale, me çka do te zbardhen të gjitha dilemat dhe spekulimet.
“Drejtësia duhet te prek deri tek kryerësit, por dhe deri tek iniciatorët dhe porositësit e ngjarjeve të Kumanovës”, theksojnë nga LSDM-ja, duke shtuar se në këtë drejtim do të kërkojnë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.