LSDM do të parashtrojë padi penale kundër ministrave të VMRO-DPMNE-së të cilët janë edhe deputetë dhe të cilët kanë parashtruar nga dy lista anketuese për gjendjen pronësore në Komsionin shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), një si ministër dhe një si deputet.
“kjo është vepër penale dhe për këtë arsye kundër tyre parashtrojmë padi penale dhe presim të gjitha institucionet kompetente të reagojnë në mënyrë adekuate. Emill Dimitriev ka parashtruar dy lista anketuese, njërën si kryeminsitër, tjetrën si deputet. Elizabeta Kançeska-Milevska gjithashtu, në një fletë anketuese është ministre, në tjetrën është deputete. Ata kanë pasur kujdes që gjendja e paraqitur pronësore t’u përputhet në të dy fletët e pëarashtruara anketuese. Më i pavëmendshëm ka qenë Nikolla Poposki. Ai jo vetëm që ka parashtruar dy fletë anketuese, edhe si ministër, edhe si deputet, por nukl i përputhet as vlera e pronës së paraqitur”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.
Kjo, siç theksoi, sqaron përse kryeministri dhe ministrat e VMRFO-DPMNE-së të cilët u bënë deputetë duhet të përjgigjen penalisht.