LSDM ka lëshuar një komunikatë ku vlerëson se dita e sotme është dita e Hristian Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij. Sipas partisë në pushtet, në mungesë të programit, planit, idesë dhe vizionit Hrisitian Micskoski veprimet e tij barazohen me lajme të rreme, shkatërrimin dhe bllokimin e ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve. “Në detin e të pavërtetave dhe gënjeshtrave të plasuara nga Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE mund të veçohen: Mickoski ka gënjyer se nuk ka qenë asistent i babait të tij profesor, u konfirmua e kundërta. Hrisitian Micskoski ka gënjyer se nuk ka marrë para për angazhimi e tij si këshilltar i Nikolla Gruevskit, përndryshe mentor i tij. U konfirmua se angazhimi si këshilltar i Nikolla Gruevskit, u ka kushtuar qytetarëve rreth 2 milionë denarë. Mickoski ka gënjyer edhe për biznesin me hidrocentralet dhe tokën që e ka marrë nga qeveria e Nikolla Gruevskit, pikërisht në kohën kur ka qenë këshilltar i Gruveskit. Mes të fundit është gënjeshtra e Mickoskit se partia e tij ka parashtruar amendamente deri te Ministria e Drejtësisë në formë letre, që ka treguar se është plotësisht e pavërtetë. Ai është Hrisitian Mickoski, gënjeshtra, shkatërrime dhe asgjë tjetër. Urime 1 prillin, ditën e Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij”, theksohet në komunikatën e Qendrës për Komunikim me Opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- Kontrolle të DAP në pompat e benzinës për TVSH-në e ulur në 10%
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së
- Berisha: Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet
- Logos-A botoi librin “Në kërkim të thelbit” të mendimtarit turk, Ibrahim Kallën
- Ja kur do të ndërrohet ora, akrepat lëvizin një orë përpara!
- Kim Mehmeti: Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
- Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi


