VMRO-DPMNE vazhdon të përhap lajme të rreme dhe mbetet e ngujuar në politikat e saj të ndasive, konflikteve dhe izolimit, politika të cilat qytetarët në mënyrë absolute i kanë bojkotuar në zgjedhjet e fundit, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Koha e re e bashkëpunimit, miqësisë dhe bashkimit po i hap përspektivat e Maqedonisë si një shoqëri e përbashkët për të gjithë qytetarët për të qenë të njejtë ndaj drejtësisë dhe detyrimeve. Ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve e promovojnë nevojën e të gjitha gjuhëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe të njejtat janë në përputhshmëri më Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Amandamentin e pestë që janë sjellur para 16 viteve.
I pasuksesshëm është tentimi i VMRO-DPMNE-së të manipulon me opinionin dhe të krijon ndasi të reja artificiale në mes qytetarëve. Përdorimi i gjuhës maqedone dhe asaj shqipe nuk do të jetë i njejtë. Në vend të çdo ditë të përhap gënjeshtra, qytetarët presin që VMRO-DPMNE të tejkalon veten dhe të jep mbështetje për proceset të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët dhe që e ndërtojnë Maqedoninë si një shoqëri për të gjithë”, njoftoi LSDM.