Në vend të ndalimit, policia e Çulevit me mosveprimin e tyre ka nxitur shkeljet e orës policore, akuzojnë nga LSDM.
“Këshilltari i Çulevit publikisht pranoi se bashkë me Hristijan Mickovskin kanë shkelur masat për mbrotje nga virusi korona. Nëse Mickovski nuk i ka ditur protokollet, atëherë Lubço Andonovski i ka ditur të njejtat dhe në vend që ta paralajmërojë Mickovskin,ai e ka shoqëruar atë dhe me vetëdije ka shkelur rregullat. Sjellja e tillë paraqet rrezik për shëndetin publik,siç paraqet rrezik mospuna e Naqe Çulevit. Gjatë fundjavës edhe mediat dëshmuan shkelje masive të orës policore dhe ndalesës për lëvizje. Saraji, Aerodromi, Gjorgje Petrovi, Shuto Orizari, Tetova janë vetëm një pjesë e komunave ku masovikisht shkelej ora policore, por policia e Naqe Çulevit nuk ndërrmerte asgjë. Mickovski, Çulev dhe kuadrot e VMRO DPMNE-së , me vetëdije po rrënojnë sistemin për mbrojtje ndaj virusit Korona, dhe po shkaktojnë përhapjen e tij të mëtejshme”.



