Veprimet e tërësishëme të Gjorge Ivanovit janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.
Dëshmia e fundit për këtë është refuzimi i mekanizmit për qeverisje transparente, të ndershme dhe të përgjegjshme përmes së cilës qytetarët në çdo moment i kanë parasysh informatat dhe të dhënat për shpenzimin e parave të tyre.
Pas veprimit të tillë, logjikisht shprehet pyetja se çfarë fsheh Ivanov nga qytetarët?
Qytetarët meritojnë të kenë qasje në shpenzimin e parave të tyre nga ana e funksionerëve të emëruar dhe të zgjedhur.
Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM edhe përmes mekanizmit për transparencë, ndershmëri dhe përgjegjësi, edhe përmes mekanizmave tjerë vazhdon me realizimin e obligimeve për informim të plotë dhe në kohë të qytetarëve për shpenzimin e parave të tyre.

