LSDM në vitet e kaluara, në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, e rriti dukshëm BPV-në dhe e mbrojti ekonominë dhe standardin e qytetarëve, thonë nga partia në pushtet. “Produkti i brendshëm bruto në krahasim me OBRM-PDUKM-në është rritur për 3 miliardë euro. Në vitin 2017 BPV ishte 9.7 miliardë, ndërsa në 2022 është 12.9 miliardë. Njëkohësisht, me paketën më të madhe të masave kundër krizës nga vendet e rajonit, në vlerë prej 760 milionë euro, është ofruar mbështetje për qytetarët dhe kompanitë që të përballen me krizën energjetike dhe ekonomike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. LSDM, siç theksojnë nga atje, nuk investon në stiropor, monumente, por paratë ua kthen qytetarëve.
Data 31.08.2026
Aktuale
- E rëndë/ Humb jetën në spitalin e Elbasanit 37-vjeçarja shtatzënë. Mbërriti me urgjencë nga Pogradeci
- Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24
- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal rritet në 903, më shumë se 2,400 të zhdukur
- VLEN: BDI-ja do të duhet të përgjigjet për të kaluarën e saj
- “9 muaj pa ty”, Selvija ta këput shpirtin me këtë dedikim emocionues për Shpatin
- A e dinit se jo çdo stres është i dëmshëm?
- NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Transportuesit sot në protestë para Delegacionit të BE-së në Shkup



