LSDM-ja ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se është kundër projektit strategjik dhe kundër Bechtelit amerikan, përcjell SHENJA.
“VMRO-DPMNE-ja, e cila është tërësisht peng i Levicës pro-ruse, për arsye politike dhe fitimprurëse, po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Bechtel, të bazuar në gënjeshtra dhe të pavërteta. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse VMRO-DPMNE-ja është simbol për komisione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.