Pas shumë viteve izolim, ndarje, degradim dhe pasiguri, Maqedonia përfundimisht lëviz në drejtim të mirë, drejt integrimit të tërësishëm në BE dhe NATO të cilat janë
interesa të larta strategjike, citohet në njoftimin e sotëm të LSDM-së. Kjo parti parashtron pyetjen, nëse i pengon Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së suksesi i
Maqedonisë dhe për atë nuk shprehin qëndrim të qartë për referendumin dhe çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë?
LSDM-ja me pikëpyetje, a do të thotë kundërshtim heshtja e Mickosit dhe VMRO-DPMNE-së për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE?
“Qytetarët e dinë se Maqedonia me vlera dhe civilizim i përket BE-së dhe NATO-s dhe pa dallim të sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e njohin vlerën historike” citohet në kumtesën e partisë.
LSDM-ja me vlerësimin se më 30 shtator qytetarët do ta shfrytëzojnë shansin historik dhe do ta zgjedhin të ardhmen, do ta zgjedhin inkuadrimin në BE dhe NATO me identitet të ruajtur të Maqedonisë.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)