LR-PDSh ka publikuar emrat e zv/ministrave në Qeverinë e re, ndërsa ende nuk janë publikuar emrat e sekretarëve shtetërorë të cilët gjithashtu i takojnë koalicionit ‘Aleanca për Shqiptarët’, mëson SHENJA.
Në fakt LR-PDSH ka marrë tre poste zv/ministrore, edhe atë: Arta Toçi, zv/ministre e Punëve të Jashtme, Remzi Mehmedi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Elmir Aziri, zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Emrat e lartpërmendur i ka bërë publik zëdhënësi i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai në profilin e tij në Facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Deri tani jam krenar për ndarjen e posteve ministrore nga ana e partisë të cilës i takoj.
Ministër i Shëndetsisë – Arben Taravari
Zv/M e Punëve të Jashtme – Arta Toçi
Zv/M i Tran. dhe Lidhjeve – Remzi Mehmedi
Zv/M i Punë dhe Politik Sociale – Elmi Aziri
Ta gjith këto janë profesor universitar dhe të suksesshëm në profesione të veta. Jam i bindur se do jenë ta suksesshëm edhe në këto detyra.