“Dje ministri i Drejtësisë ka dërguar letër tek gjykatat se nuk pranohen certifikatat gjyqësore për zgjedhjen e dosjeve penale, por gjykatat të lëshojnë vërtetime për evidentime penale. Ky është skandal i pashembullt, një ditë para afatit të fundit për paraqitjen e listave zgjedhore të ndryshohen rregullat me një letër të thjeshtë”, thonë nga LPM.
Sipas kësaj partie, habit heshtja e OBRM-PDUKM-së për këtë rast, dhe thonë se partitë më të mëdha maqedonase frikësohen nga prishja e dypartizmit.
LPM i fton Zaevin dhe Gruevskin të mos luajnë me durimin e populllit dhe thonë se këtë radhë janë të përgatitur për të luajtur rol kyç në zgjedhje dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të ngjarjeve më 15 tetor.

