Loredana Brati dhe Joz Marku kanë nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP.
Ata kanë qenë tejet të komentuar për veprimet e tyre, uljet e ngritjet që kanë pasur në këtë marrëdhënie.
Por një situatë e pazakontë që ndodhi me daljen e çiftit nga ai format, bëri që të ketë reagime të shumta, meqë Jozi goditi me shuplakë Gjestin.
Që nga ai moment ka qenë më larg vëmendjes së publikut e nuk është shfaqur më.
Loredana me këtë rast u pyet në finale të Big Brother për raportin mes tyre pas atij incidenti.
E njëjta tha se po mban akoma unazën e martesës dhe se është ende e dashuruar.
Kjo ka lënë të nënkuptohet që nuk ka hequr dorë akoma nga Jozefini, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.