08 March
VMRO DPMNE-ja nuk ka ndonjë plan për të mos i lënë komunat pa kryetarë dhe kompetenca. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski tha se vendit i duhen zgjedhje lokale paralelisht me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
VMRO DPMNE vlerëson se zgjidhja më e mirë dhe dalja nga situata e tanishme është shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale….Gjithsesi caktimi i zgjedhjeve të reja ose shtyrja e zgjedhjeve lokale varet nga shumica parlamentare, e cila sipas deklaratave të deritanishme janë bashkuar rreth platformës nga Tirana – deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Nga ana tjetër zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se zhbllokimi i institucioneve lokale ashtu si dhe çështjet tjera varen ekskluzivisht nga vendimi i presidenti, Gjorge Ivanov për t’ia besuar Zoran Zaevit mandatin për formimin e qeverisë.
Prioritet në këtë moment është të kthehet rendi kushtetues. Kthimi i rendit kushtetues nënkupton se Gjorge Ivanov duhet të ndalë së dëgjuari Nikolla Gruevskin dhe t’i jap mandatin LSDM-së dhe Zoran Zaevit, me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe procedura në Kuvend, të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe të formohet qeveria e re – deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Në kjo ndodhë, atëherë sipas Shilegovit do të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin zgjedhor, me çka do të vazhdohet mandati i krerëve të komunave, derisa të normalizohet gjendja politike dhe derisa të plotësohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. Edhe nga BDI përsërisin qëndrimin se presin që presidenti Ivanov t’ia dorëzojë Zaevit mandatin për formim të qeverisë, pa komentuar se çfarë do të bëjnë për zhbllokimin e institucioneve komunale.
Anëtari i Këshillit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi thotë se institucioni i vetëm që mund të nxjerr vendin nga kjo krizë.
Presim si Komision Shtetëror Zgjedhor që Parlamenti së shpejtë të veprojë në këtë drejtim, të bëjë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, qoftë ajo për ngushtimin e afateve ligjore për t’u mbajtur zgjedhjet në pjesën e parë të muajit maj, apo do të marrë ndonjë vendim tjetër për t’i prolonguar qofshin ato për dy muaj, qofshin ato për 4 muaj për t’u mbajtur zgjedhjet – deklaroi Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së.
Por askush nuk mund të sqaroj se kur në fakt skadon mandati i krerëve komunal në mars siç e parashikon ligji për qeverisje lokale apo në maj siç parashihet me kodin zgjedhor.
Anesa Aliti