UNIBanka me kënaqësi njofton lojën e re shpërblyese “Bëhu milioner me UNIBankën”, ku fati juaj mund t’ju çojë deri te çmimi kryesor prej 1.000.000 denarë!
E vetmja gjë që duhet të bëni është të jeni përdorues i kartave Mastercard® debit ose kredit të lëshuara nga UNIBanka, dhe ndoshta do të jeni fituesi!
Merrni pjesë në lojën tonë shpërblyese, bëni të paktën 30 transaksione në periudhën nga 01.04.2025 deri më 30.06.2025, pa kufizim të shumës, dhe bëhuni një fitues i mundshëm i 1.000.000 denarëve ose i njërës prej dy shpërblimeve prej 300.000 denarëve secili.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të preferuar pagesat pa para të gatshme, në vend të pagesave në cash, dhe për të pasur një kartë Mastercard® nga UNIBanka nëse ende nuk e keni.
Në lojën shpërblyese merren parasysh të gjitha transaksionet e bëra, si në pikat e shitjes, ashtu edhe në tregtinë elektronike (pagesat online) brenda vendit.
Të drejtë për të marrë pjesë kanë të gjithë individët e rritur – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona 18 vjeç e më të vjetër në ditën e realizimit të transaksionit të parë), të cilët janë përdorues të kartave të markës Mastercard®: Mastercard® Debit kartë debit, Mastercard® debiti me ngjitës, Mastercard® World Debit, Mastercard® Standard, ose Mastercard® Gold kartë.
Sa më shumë transaksione, aq më shumë mundësi për të fituar!
Shpërblimet do të tërhiqen më 17.07.2025.
Paguani me kartat Mastercard® nga UNIBanka dhe bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të madhe!
Mos prisni, fati juaj është afër!