Edhe pse KSHZ njoftoi rezultatin sipas numrit të votave të fituar, VMRO DPMNE 452.709 vota, gjegjësisht 38,06 %, ndërsa LSDM 436.469 vota apo 36,69 %) askush, madje as partitë nuk guxojnë të bëjnë projeksion se çfarë kjo do të thotë në mandate gjegjësisht deputetë të fituar.
Çështja që të gjithë i mundon është nëse dallimi në vota, 1,37% ose 16,240 vota për koalicionin e partisë qeveritare, ndikon proporcionalisht në numrin e mandateve gjegjësisht nëse proporcioni është 50-50, 51 -49 apo 51-50 ose…
Kjo sidomos është e rëndësishme për shkak të gjasave për qeverinë e ardhshme, që janë shumë të ngushtë madje edhe me një mandat diferencë, duke pasur parasysh që kjo do t’i jep mundësinë fituesit i pari të mund të formoj qeverinë.
Presidenti Gjorgje Ivanov sipas Kushtetutës është i obliguar në afat prej 10 ditëve, mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia jep liderit të partisë që ka marrë më shumë vende të deputetëve.
Asociacioni civil “MOST” herët në mëngjes njoftoi se rezultati është tejet i ngushtë që të mund të thuhet se cila parti sa vendeve deputetësh do të fitoj ndërsa konferencë shtypi gjatë ditës paralajmëroi edhe KSHZ.