Shtëpia Botuese “Logos-A” dhe SH.B.” Shkupi” nga Shkupi sot kanë dhuruar qindra libra për në bibliotekën e shkollës në fshatin Sopot të Kumanovës dhe në këtë mënyrë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Forumit Rinor të Alternativës në Kumanovë.
Nuk është hera e parë që këto shtëpi botuese nga Shkupi përkrahin nismat dhe iniciativat e këtilla në shkollat e ndryshme shqipe në tërë cepet e Maqedonisë së Veriut.
Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë iu është falënderuar për përkrahjen duke shpresuar se nismat e këtilla fisnike të mos ndalen as në të ardhmen dhe se fëmijët shqiptarë të pajisen me libra.
Ky projekt ka nisur në ditën ndërkombëtare të librit dhe do të finalizohet menjëherë pas përfundimit të Panairit Ndërkombëtar të Librit. Është realizuar nën organizim të Forumit Rinor të Alternativës në Kumanovë.