Lidhja e Nxënësve Shqiptarë kremton festat e Nëntorit (Ditën e alfabetit shqip dhe 28 Nëntorit)
Festat e Nëntorit janë gëzim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë, pasiqë këto ditë, në vijën empirike të historisë, vendosën kurorën popullit tonë.
Manastiri e Vlora, janë qytetet që frekuentohen më së shumti këtë muaj, për hirë të ndodhive që u zhvilluan atje vite më parë, por Shkupi si kryeqendër Dardane, këtë vit ishte mjaftë i pasur me evenimente të ndryshme, kushtuar këtyre festave.
Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, njëra ndër organizatat e vetme shqiptare, që përfaqëson shqiptarët, në mesin e shkollarëve, ishte diadem i këtyre organizimeve. Ata bashkuan këto dy festa në një ditë të vetme, duke treguar se gërmat e alfabetit janë esenca e Nëntorit të dytë.
”Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, si pir i shkollarëve udhëton në udhën e shkronjave, drejt shtigjeve të suksesit, duke i dëshmuar popullit tonë, se neve rinia, jemi ardhmëria e popullit tonë, dhe se çdo vit që del një gjeneratë e suksesshme, është një Nëntor i Tretë. Dëshmi për këtë, është edhe ky kremtim festash, gjë që dëshmon se ndriçimi e vlerave dhe traditave kombëtare është obligim për çdo shqiptarë, sot në herezinë e shekullit tonë,” tha mes tjerash kryetarja e LNSH-së Ebru Zeneli.