“Ekonomia e vendit është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe nevojiten veprime të përbashkëta urgjente. Në vend të zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë që Qeveria dhe shumica parlamentare t’i pranojnë menjëherë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe heqjen e TVSH-së në ushqime”
Këtë e tha deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska, e cila theksoi se vendimi i fundit për të kufizuar marzhet është i vonuar, gjysmak dhe thelbësisht me të meta.
“Ngrirja e nivelit të çmimeve nga 1 shkurti është e gabuar, sepse të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se çmimet tashmë janë rritur në janar. Kjo do të thotë se janë produkte të ngrira me çmime më të shtrenjta”.
“Qeveria duhet të ishte kthyer disa muaj pas dhe të përdorte si pikë referimi ato çmime, jo këto çmime të rritura. Për më tepër, në vend që të kufizohet marzhi në vetëm 102 grupe produktesh, të 238 grupet e produkteve duhet të mbulohen. Për këto arsye qytetarët nuk do të ndjejnë asnjë efekt nga këto masa gjysmë zemre dhe të vonuara. Për fat të keq, qeveria po tregohet si shërbëtore e interesave të mëdha të biznesit, në vend që të luftojë për të mirën e qytetarëve”, tha Llukarevska.
“Mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve është obligimi numër një i të gjithë deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, andaj kërkojmë nga të gjithë deputetët e të gjitha partive parlamentare që t’i mbështesin këto ndryshime ligjore. Qytetarët meritojnë mbështetje, dhe këto masa janë mënyra e duhur për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe faturave të rrymës”, theksoi Lukarevska.