Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.
Data 07.04.2026
Aktuale
- Kapet 22-vjeçari në Shkup me mallra kontrabandë, arrestohet
- Komuna e Strugës: Kallëzimi ndaj Qyrës është “përpjekje e dëshpëruara për zhurmë politike”
- Aksion i madh policor në disa qytete në RMV, bien emra të njohur të botës kriminale
- VIDEO/ Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici paraqitet në SPAK
- Kërkesa për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimin e Ballukut
- Sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA
- Veliçkovski: Gjuha, çështje e sundimit të ligjit. Ne, maqedonasit, e dimë këtë më së miri
- Barcelona hap bisedimet me Interin për Bastonin


