Profesoreshat Gordana Llezhetiq dhe Besa Arifi do të këshillojnë kryeministrin Zoran Zaev në organin e rri- Këshill i cili duhet të ndjek implementimin e reformave në gjyqësi.
Dy profesoreshat, siç mëson Pravosudstvo.mk, nga informatat të sigurta por jo zyrtare, të dy profesoreshat do të jenë të vetmet teoricienë nga sfera e drejtësisë.
Tani për tani, nuk është e sigurt nëse Qeveria do të vazhdoj më qëllimet e veta se këtë organ të rri a do ta koordinon një ekspert, pasi që ka pasur oferta për një gjë të tillë, e cila është hedhur poshtë, transmeton Medial
Nga ajo që jo zyrtarisht është mësuar, në organin e rri do të anëtarësohen persona juridik nga institucionet më relevante.
Përskaj kryetarit, të gjykatës supreme Jovo Vangellovski në trupin e ri do të ketë vend edhe për njerëzit e parë në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik Zoran Karagjovski dhe Kole Shterjov.
Po ashtu do të jenë edhe Prokuroi publik shtetëror Lupço Jovevski dhe Prokurorja publike Katica Janeva.
Lista ende nuk është e definuar, por pritet që të publikohet deri në fund të javës.
Informacionet e para për atë se, kush do ta përbëjë organin e rri për reforma në gjyqësi ka nxitur reagime të shumta në publik, posaçërisht për pjesëmarrjen e Vangellovskit dhe Karagjovskit që njihen si dy personat që frenojnë punën e PSP-së.