Sot në Gjykatën Penale në Shkup edhe pse ishte paraparë të zhvillohet seanca për rastin “Total” që ndiqet nga Prokuroria Speciale, megjithatë ajo nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarit kryesor gazetarit dhe redaktorit përgjegjës të TV Sitel, Dragan Pavlloviç – Llatas. Arsyet e avokatëve të tij ka qenë se ai nuk ka mundur të vij për shkaqe personale dhe obligime të detyrueshme familjare.
Në lëndën “Total” i akuzuar ëstë Dragan Pavloviç-Latas, për fshehje të tatimit në lartësi s nga 121.414 euro nëpërmjet personave juridik, për firmat “Total marketing SHPT”, “Media Center” dhe “Medijamaks” dhe personat fizik të cilët kanë fshehur tatimin me vlerë prej 63.032 euro.
Për sot është caktuar seancë edhe për lëndën e PPS-së “Transporter”, ku i akuzuar është ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë dëmtuar buxhetin rreth 360.000 euro. (INA)
Data 12.02.2025
Aktuale
- Hoxha: A po detyrohen LVV dhe PDK të bashkëpunojnë nën presionin ndërkombëtar?
- “Lali, Lali”- Mbështesit e Veliajt bllokojnë fugonin e policisë pas dënimit me burg! Vendosin pankartat mbi makinë
- GJKKO la në burg Veliaj, mbështetësit e kryebashkiakut bllokojnë hyrjen e Gjykatës së Posaçme
- “Mos u dorëzo”, Stresi po përgatit një befasi për Gjestin
- Përse Veliaj nuk mund të hetohej në gjendje të lirë? Ja shpjegimi i ish-prokurorit
- “I kam hyrë në hak familjes! Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…
- Nuk do ta besoni se kush është ky fëmijë i vogël, tash shumë i famshëm
- Kërkesa e avokatëve të kryebashkiakut për GJKKO-në: Erion Veliaj të lirohet kundrejt garancisë pasurore! Ajola Xoxa të lihet në detyrim paraqitje!