Vazhdon të hetohet lënda “Lëndina”, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas.
Lënda ka të bëjë me ndërtim pa leje të shtëpive në Zelenikovë. Dëshmitë e PSP-së thonë se ndërtimi i tre shtëpive filloi pa leje paraprake, ndërsa leja u sigurua më vonë, përkatësisht në vitin 2013, kur edhe kishin përfunduar ndërtimet. Të akuzuar janë Latas edhe dy persona tjerë.