“Ndodhi ajo që nuk e prisja. Ne kemi gjykatës pa përvojë. Morëm vlerësim të një aktakuze, gjegjësisht heqja e bombave, të njëjtën gjë që kërkoi Zoran Zaev. Për të është miratuar ndërsa për mua është refuzuar. Gjykata është një dhe unë e besoj atë por jo edhe gjykatësen. Pres gjykim brutal. Ne kërkojmë atë që i lejohet Zoran Zaevit të vlejë edhe për mua”, tha gazetari dhe biznesmeni Dragan Pavloviq – Latas.
Ai është i akuzuar në rastin “Total” së bashku me tre kompani: Total Doel Marketing, Total Media Center dhe Mediamax, në të cilat ai paraqitet si pronar ose menaxher.